“Në fillim të injorojnë, pastaj qeshin me ty, pastaj të luftojnë, -pastaj ti fiton”!
Mahatma Ghandi
Shkruan: Femi HALIMI
Mishelakra!
Apotheoza e një vendi pune u bë hymn në çdo ndejë e bisedë dhe në tempuj diturie u hoqën këngët e lavdet për Perëndinë a pushtetet dhe u fut apotheoza për mbijetesën. Kjo erdhi për një pjesë të mirë të popullit, sepse një pjesë mirë i kanë punët. Gjithçka që vlen u bë sa për sy e faqe kurse apotheoza zuri vend në ballë dhe shtroi zemrat e njerëzve.
-Të jesh apo të mos jesh?! – Është kënga kjo apotheozë që është e para dhe e vetmja, të cilës i përkulen njerëzit në këtë kohë…Si të jetohet zëvendësoi hymnin e trimave si të vdiset. Për njërën pjesë të popullit si të jetohet është apotheozë e kësaj kohe që ka zotin e vet të gjunjëzimit të kotë, para perëndive të rreme dhe zotërinjëve të rinjë.
-Një vend pune zotëri, të lutem një vend pune, -ja merr çka të duash, veç më bën një vend pune! –Merri të gjitha, si një përmbarues, vetëm për një vend pune!
Zoti nuk foli nga një vend i fshehur nga një skaj i botës, as nuk foli në një gjuhë të panjohur për ne, -por foli në shtëpinë tonë dhe foli shqip –në gjuhën tonë!…
-Jo, foli –jo, nuk foli!?…
Një gazetar nga tereni, një servil me shkollë, i parapërgatitur për të shkuar sipri, atje ku arrijnë të pavdekshmit e politikës, qëlloi në një kompani me nam, për një pyetësor me punëtorët dhe stafin e kompanisë. Pasi pyeti punëtorët dhe stafin për motivin në punë, pagat, kushtet e punës, rregulloren e punës dhe të kontratave të punës, ushqimin dhe pushimin, gazetarit i ofruan drekë. Qëlloi gazetari të ulej me stafin, sepse ata kishin hyrë në fillim në kuzhinë, e mandej pas tyre erdhën punëtorët. Stafi pati për drekë gjellë me mish, kurse punëtorër patën gjellë me lakër.
Pas drekës, pronari i kompanisë e pyeti gazetarin:
-Si do të shkruash për drekën?
-Për drekën do të shkruaj kështu, -u përgjigj gazetari: -stafi hëngrën mish, punëtorët hëngrën lakra, -për drekë kishte: “mishelakra”!
Pronari për këtë mençuri i dha një qindeuro!…
Përfunduan me gas se ai që e kishte zbuluar “mishelakrën” kishte qenë një talent!?
Jozefi a Jusufi
Mandej gazetari qëlloi në një ndejë publike në një restorant ku ishin mbledhë muslimanë e të krishterë dhe po debatonin. –“Ai unë e kam mirë, -ai unë e kam mirë”! Tri orë dëgjoi gazetari çkamos dhe si të gjithë mbanin anën e drejtë të mënyrës së vet të besimit, pa marrë asnjë shembull konkret. Shtyheshin se cili libër është i shenjtë dhe i drejtë, e cili jo -aty përplaseshin!
Ky gazetari kërkoi fjalën dhe ia dhanë. Tha: “-Ju po debatoni se cili libër është i vërtetë, se të dytë nuk mund të jenë të drejtë dhe njëri vetëm mund të jetë i drejtë ose se të dytë janë të drejtë!? Unë iu them: Prej juve muslimanëve, cili prej juve e ka karakterin e Jusufit? –Po njësoj edhe për juve të krishterët vlen: cili prej juve e ka karakterin e Jozefit?! –Dhe po iu them dy palëve njësoj: poqese nuk keni karakterin e Jusufit a Jozefit, -i njëjti personazh në tregimin e njëjtë në dy librat tuaj të besimit, -nuk mund të jeni besimtar fare! Do të thotë se kusht për juve për të qenë në besim të vërtetë është ky: duhet të keni karakterin e personazhit të Jozefit a Jusufit nga libri juaj”!
Përderisa për gjithë kohën e debatit ishte vështirë të dëgjohej kush çka fliste e bërtitëte, pas kësaj që u parashtroi gazetari, të gjithë heshtën! Heshtën sepse besimi është në nderin e njeriut besimitar dhe të pranishmit nuk e donin Jusufin –Jozefin, sepse kishin qëndrime ndryshe nga ato të personazhit të madh të tregimit të përjetshëm që është në dy librat e besimit!
Vërtetë, është e vërtetë, -të gjithë besimitarët, të këtij a të atij drejtimi a mënyre, sadoqë janë të bindshëm dhe të vendosur në besimin e tyre, kur është në pyetje karakteri brilant i Jozefit a Jusufit, heshtin përnjëherë! Kush nuk e don atë qëndrim të tij ashtu, që ishte me përvuajtje e tërheqje nga kënaqësia e papërballuashme! Jozefi a Jusufi përballoi me skamjen dhe mjerimin që i kishte ashtu i ri, rob e shkuar robit, me gjitha krajatat që pati, – një grua me bukuri vrasëse dhe të dytën damë të Egjiptit, -gruan e zotërisë së tij Putifarit –të parit të ekonomisë së Egjiptit dhe të dytit pas faraonit!
Ajo dyherë provoi ta ngashnjente në seks por ai Jozefi a Jusufi iku nga ajo, -jo sepse nuk donte, por sepse nuk ishte e njerëzishme! Një skllav e i humbur, i gjendur si në parajsë shërbtor i asaj gruaje të stërëmbël, kundërshtoi atë me kusht jete. Ky ishte karakteri i personazhit tonë që është provë dhe gur për secilin në dy mënyrat e besimit. Ajo grua fatale mandej i kurdisi Jozefit një fatkeqësi, -e lajmëroi rastin tek ushtarët dhe burri, -se mbase ai shërbtori kishte tentuar ta dhunonte! Putifari e muar në pyetje mandej Jozefin, përderisa ai ishte në burg për veprën dhe pas hetimeve i tha Jozefit butë: -“E njoh gruan time”!…
-Një qëndrim brilant i një skllavi shërbtor në pallat mbreti dhe një fitore në fund e njeriut të madh të ndershëm, -ja mësimi i përjetshëm për qëndrimin, por prej njerëzve tani në debate besimesh, po edhe politikash, -ku të gjendet një që i përngjan Jozefit a Jusufit?! Unë e përdora shumë herë këtë artizëm në bisedë debatesh dhe pyeta, por saherë që shtrova këtë kështu “pyetje”, të gjithë heshtën dhe mandej më kush nuk e qeli gojën dhe debatet zakonisht mbaronin me këtë ose debatuesit ndërronin temë!
Për mua kjo ishte një zbulesë, -se njerëzit çajnë gojën e shterrin gjuhën në debate se kush është besimtar i drejtë, por në të vërtetë në vepër askush nuk don ta zbatojë besimin si kërkohet nga Libri! -Nëse je besimtar, merre mbi vete “sprovën e Jusufit a të Jozefit” dhe po të besoj se je besimtar! Çdo mënyrë tjetër është kotësi, sepse edhe u tha në Libër të Besimit se besimi pa veprat është i kotë!…
Tuneli i Sabatos dhe dashuria në moshë të shtyrë
Sabato e botoi librin këtë në vitin 1938 dhe personazhin kryesor Huan Kastelin e hodhi për prototip të vetin. Kjo e tregon me faktin se personazhi në roman përshkruhet person 38 vjeçar dhe pasi Sabato ishte i lindur më 1911, kur mblidhen vitet deri më 1938, dalin aq sa kishte personazhi prototip Kasteli! Në të vërtetë vetë autori pati një përvojë jete të tillë, çfarë jepet me romancën krejt pasion me gruan e fatkobit Maria Iribarne Hunter.
Një dashuri përtej abstraksionit, por e vërtetë që i ndodhi autorit, e një mashkulli dyfish më të vjetër se ajo të cilën e dashuroi a u prek tmerrshëm, në një kohë kur ishte i qetë dhe në moshë të shtyrë më! Maria përnjëherë zgjoi një stuhi të papritur në mot të qetë në zemër të tij dhe e muar me dallgët e saj një tuneli nga i cili nuk mundi të dilte më kurrë. Pasi ishte një largësi moshe, ai autori kishte pasur pengesa të shumta deri tek arritja e Marisë, përderisa ndërkohë kishte hetuar se ajo kishte mashkuj tjerë, madje shumë.
Ajo ishte një femër tmerrsisht tërheqëse dhe bukuria ia mundësonte zënien e mashkujve pakufi, anise kishte burrin. Përderisa nuk e hetoi se ishte e tillë, Kasteli kishte ndjenjën fisnike se ishte pran një gruaje misterioze të lartë dhe ajo Maria e bënte krenar e madhështor. Prej çastit kur Marinë e hetoi në dyshim me mashkuj, anise ajo kishte burrin, Kastel u zgjua përnjëherë në një mot me stuhi shkatërruese dhe u gjend i pambrojtur me asgjë.
Vetë autori i kishte ndihmuar Marisë në studime, me shkrime ese, referate e tjera, për tërë kohën e studimeve dhe i kishte përgatitë temën e diplomës -dhe ashtu ishte bërë i afërtë në mënyrë të veçantë me Marinë, -informacion që mungon në tekstin e romanit por që është në shënimet e autorit para romanit. Selektimi i pjesëve të shkrimeve që kanë sajuar romanin janë nga autori, po më shumë nga Albert Kamy. Në këtë dallon ndjeshmëria e stërhollë latinoamerikane nga gjuha e fakteve e përshkrimeve mbi ndjeshmëritë në mendësinë europiane, që përfaqësohej nga Kamy në këshilla.
Pasi nuk arriti prototipi Kastel Marinë, ai nisi hetime kundër saj dhe shpejt mblodhi shumë fakte për shumë dashuritë e saj a shërbimet e seksit që i bënte ajo. Ajo në të vërtetë shërbente mashkujt me shumë kujdes, që i ndante vetë, për të pëprfituar për jetë. Ajo jetonte me burrin i cili ishte i verbër dhe jeta e Marisë ashtu ishte një ferr por qëajo me shumë dinjitet mundohej ta mbante, qoftë edhe me prostitucion të fshehtë e kontraverz.
Ngjarja në fund përfundon me vrasjen e Marisë nga Kasteli, të cilin autori e tregon një piktor të suksesshëm, por që ngjarja metafizike ishte një dimenzion i tretë i shpirtit të tij që ishte sprovuar vetë me përvlimin e një dashurie të vonuar dhe me të -të papërballueshme për të, veçmas me një grua me bukuri të jashtëzakonshme.
Vrasja e Marisë më shumë vjen në roman me këshillën e Albert Kamysë, që ka qenë gabim pasise një krim i tillë nuk ishte në pajtim me dashurinë që kishte ai Sabato për Marinë dhe as që ndodhi fare, po që ishte edhe kundër natyrës së vetë shpirtit të autorit. Prototipi i tij e vret Marinë dhe mandej shkon tek burri i saj e i tregon se e kishte vrarë atë pasi e kishte zënë me një kushëri të tij, të cilit edhe i tregonte, mbase me njfarë katarze me arsye.
Tuneli i Sabatos u botua me pak tirazh në Argjentinë por me ndihmën e Albert Kamysë u ribotua në Francë dhe në Europë romani u ngrit në majat më të larta të Letërsisë Botërore, mu për tregimin metafizik të zënies së të vërtetës së fshehtë të shpirtit njerëzor kur sprovohet nga zjarri i dashurisë a prekjes nga bukuria e papërballueshme në një anë -dhe të pamundësisë për ta marrë atë për shkak të kapërcimit të largët të moshës.
Ashtu tregimi metafizik i Sabatos për dashurinë dhe tërheqjen që nuk njeh moshë, por që për shkak të dallimit të madh nuk mund të arrihet, u bë bestseler botëror për kohë të vet dhe për kohë tjera, e deri tek ne tani. Sabato boti romane tre vetëm, -Tunelin, Heronjtë dhe varret, si dhe Abadoni –engjulli i shkatërrimit ose Eksterminator në origjinal, por me kaq arriti kulmet e krijimtarisë dhe u bë shkrimtar i përbotshëm, por falë Albert Kamysë që e afirmoi në Europë!
Banka që jep euro pa kusht kontrate pune të rregullt
Isha në gjendje mjaft të rëndë një të diel, pa euro e pa shpresë se si t’ia bëja. Dola tek Parku i Qytetit ku luhet shahu kur merr mot i mirë me diell. Aty u ula nëmes shahistëve, se edhe vetë e kam pasion shahun. Kam një titull dhe kam qenë edhe organizues klubi të shahut që nga 1992, por tani pas lufte nuk kemi klub shahu në qytet dhe Parku i qytetit në verë është vendi i klubit të shahistëve, në natyrë!
Erdhi mandej një i njohur, profesor i gjuhës frenge, edhe ai mjeshtër shahu dhe gjatë bisedës që në fillim i tregova se nuk isha mirë me euro. Ai por më priti mirë me buzëqeshje dhe më tregoi për bankën një që jep euro pa kontratë pune të rregullt dhe pa hetime, -thjeshtë “nëse kërkon euro, të jep”! Por ishte e diel dhe mendova se të hënën mund të bëja zgjidhje, por profi më rroku për krahu duke më thënë se banka punon edhe të dielën dhe me të ashtu u nisëm teposhtë drejt te banka ajo, -te Monego!
Hyra në bankë dhe disi u shpreha me mjaft dyshim e droe, sepse e dija se asnjë bankë nuk jep euro pa siguri kontrate të punës së rregullt dhe grancionit në bankë dikund. Por kishte qenë e vërtet kjo dhe banka me të mirë e për pak kohë më ofroi euro, -80 euro për herë të parë dhe pa interes! I mora eurot dhe dola jashtë e u takova me profin që më pritëte jashtë me kryet sa të ngrirë akull, sa me zemrën mal nga gëzimi!
Paska edhe në këtë kohë një shpresë edhe kur nuk ka kurrfarë mundësie për mbijetesë! Çuditërisht ajo ndihmë e bankës, sadoqë njerëzit e marrin me droe, më ndihmoi të ngritem dhe të forcohem për më tutje. Një gjest i mirë dhe i njerëzishëm, pa marrë parasysh mendimet kështu e ashtu për bankat bëmirëse. Në kohën kur nëse nuk ke -mbetesh në rrugë e vdes krejt se të del në ndihmë kush, -një bankë të shpëton dhe kjo duhet të përmendet për mirë.
Tutje, -duhet menduar mirë e munduar për të arritë hapin e humbur!
Fejsbuku dhe mundësia fatale e propagandës antishqiptare tani
Ndodhi më, që kur hapet kompjuteri a laptopi, të gjithë tani shkojnë drejt e në fejsbuk. Kështu ky fejsbuku u bë hyrja e vetme komunikuese me kompjuter në rrjetin botëror dhe kjo është mirë por është edhe jo mirë.
Armiku i kombit tonë, që është ai që është –që ishte e që do të jetë, -u hodh me këtë në fejsbuk, me mënyra të reja e të vjetra dhe futi në të të gjitha mënyrat armiqësore të sulmit e luftës kundër kombit tonë. Shumë portale e tituj nivelesh të ndryshëm të faqeve të pavarura ndërhyjnë dhe komentojnë gjithë jetën politike dhe bëhen radioinformatorë e gjykues lajmesh e informatash. Në këtë armiqt këta janë hedhë me shumë zell në poshtërimin dhe shkatërrimin e çdogjëje shqiptare që është e që ka qenë, po që edhe do të jetë.
Portale të leshit këta, kanë ndërruar edhe taktikën, duke aplikuar arritjet më të fundit të luftës speciale psikologjike, të sulmit denigrues e zhdukës ndaj kombit tonë. Aq kanë shkuar larg në metodë sa bëhen prototipe të personaliteteve politike e të tjerëve shqiptarë dhe flasin e komentojnë me “gojë të tyre” gjithçka. Qëllimi i tyre shihet se është kaosi në jetën e shqiptarëve kudo qofshin, në lajmet e tmerrshme të të bëmave”shqiptare” pa farë njerëzie si dhe në shkatërrimin e personaliteteve që kanë vlerë dhe që janë bartës të përgjegjësive politike në Kosovë në rend të parë.
Qëllimi i armikut me të gjitha armët e tij është: të çvlerësojë plotësisht bartësit e përgjegjësive të liderëve kosovarë, të bindë botën për gabimin e intervenimit ndërkombëtar ushtarak në Kosovë më 1999, të portretojë karakteret shqiptare si përbuzëse, fyerëse ndaj miqve, mosmirënjohëse e tallëse, të ofrojë fakte për krimin e organizuar në Kosovë si më të rëndin e më të madhin në Europë, të tregojë e bindë se në çdo pore jete në Kosovë ka krim dhe korrupcion dhe se shqiptarët janë një komb kriminal i papërmirësueshëm -dhe me këtë, duhet t’u mohohen të drejtat njerëzore e qytetare dhe të kthehen atje ku ishin, në humbje dhe pa atdhe të lirë, a shporrjen e shqiptarëve nga krejt Iliriku a Ballkani.
Krejt e kuptueshme është se kjo luftë është e serbëve, grekëve, mandej në bazë fetare edhe e turqëve e të tjerëve armiq, por që në mesin e armiqve shihet se ka shumë edhe shqiptarë, të paguar. Ka informacion se shumë “shqiptarë” marrin paga të mëdha të rregullta për këtë subverzion e armiqësi në opinion e media, sidomos në fesjbuk dhe se portalet i kanë qelë mu për këtë qëllim dhe se nga to mbajnë familjet! Familjet i mbajnë me pagat që u japin armiqt për veprimet armiqësore që bëjnë kundër kombit të vet e vetës!
Puna ka shkaur aq larg sa edhe legjendat e përrallat, mitet e tregimet popullore shqiptare i kanë “redaktuar”, duke ua ndërruar tregimet dhe bazën, e duke i mohuar, si të paqenë, ose të gabuar, -me çka bëhen thirrje hijenash për ndërrimin e historisë, letërsisë, heronjëve e vlerave, të cilat sipas tyre i paskëmi pasë të shtrembëra, e se këta tani të mençurit në fejsbuk po na ndihmojnë t’i drejtojmë si duhet.
E si duhet sipas tyre të drejtohemi? Duke u kthyer prapa, duke thirrur armiqt të vijnë të na sundojnë, të heqim identitetin tonë sepse nuk është mirë të kemi identitet, si dhe të bëjmë marrëzira tjera pa fund kështu e kësisoji, -si kërkojnë fejsbukistët e teorikët e rinjë në opinion e media, -pasi kanë vërshuar e përmbytur çdo pore të jetës shqiptarqe. Zelli i tyre është për lakmi, pasi njëzetekatër orë punojnë dhe deri të prishen të tërë nuk do të ndalen, me qëllim për të na shkatërruar.
Mendoj se duhet të kundërshtohen këta armiq njëherë e mirë dhe ndaj tyre të bëhet një luftë, pse jo?! Në nderin e kombit është të luftohen armiqt, -që do ta bëjnë tani o më vonë, -ata që do ta duan atdheun, po edhe jetën e vet, -e familjet e tyre, e punën e mundin e tyre. Fejsbuku është i mirë po të mos hynte armiku në të e ta helmonte, -po ja që ndodhi dhe për këtë, duhet ndërmarrë një luftë kundër armiqve, që së paku të frikohen e të trazohen.
Nuk mund ta ndalim fejsbukun pasi ai pronari i tij e ka bërë kështu të “pambyllur” dhe për të gjithë, me të gjitha që ka, -por mund të bëhet diçka edhe kështu si janë punët!…
Në nderin e njeriut është –të luftojë!