IJF-Federata botërore e xhudos ka zgjedhur më të mirët në botë për vitin 2021.
Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit 2021 në këtë sport.
Kjo Federatë e ka shpallur Kukën më të mirin, sipas një votimi të hapur në faqen e saj zyrtare.
Kuka këtë vit si trajner fitoi dy të arta olimpike në LO Tokyo 2021.
Pas çmimit të trajnerit më të mirë të vitit 2021 në xhudo, edhe xhudistja Distria Krasniqin, me votat e publikut është zgjedhur xhudistja më i mirë e vitit 2021.
Krasniqi këtë vit arriti suksesin më të madh në karierën e saj si sportiste, të artën në LO Tokyo 2021.
Ajo më herët ishte kampione evropiane, medaliste botërore, fituese e tri garave Masters etj. /2LONLINE/