Kf.Drita ka prezantuar zyrtarisht transferimin e ish-futbollistit të Llapit, Ilir Blakçori. Mësohet se marrëveshja me të është arritur kohë më parë, ndërsa zyrtarizimi erdhi tek sot.
Skuadra bardh e kaltër ka vendosur të sjell ndryshime në raport me mënyrën e prezantimit, duke qenë në hap me teknologjinë.
Kjo pasi, prezantimin e futbollistit nuk e bëri si rëndom dhe si e bëjnë skuadrat kosovare me anë të një fotografie të përbashkët me udhqheqësit e klubit.
Drita i ka dëshiruar mirëseardhje Ilirit përmes një video, me protagonistë vetë futbollistin dhe zëvendës drejtori i përgjithshëm i klubit, Valon Zymberi dhe Drejtori Sportiv, Fisnik Kërçeli.