DYLON

Koordinatori i Komitetit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO prezanton Kornizën e Komunikimit Strategjik

Koordinatori i Komitetit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO prezanton Kornizën e Komunikimit Strategjik
Avatar photo Redaksia

Zyra e Koordinatorit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, në bashkëpunim me Ekipin Këshillues e Monitorues për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (NALT), si dhe zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mbajti sot takim informues për prezantimin e Kornizës së Komunikimit Strategjik, për personelin e zyrave të Informimit nga ministritë që janë pjesë e Komitetit ndërministrorë.

Në takim, projektin e ri e prezantuan sipas përgjegjësisë: Zëvendësministri i Mbrojtjes, njëherësh edhe koordinator i Komitetit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim të Kosovës në NATO, z. Burim Ramadani, zonja Donjeta Gashi, drejtoreshë e Zyrës për Komunikim me Publikun e Kryeministrisë si dhe këshilltarja për Komunikim Strategjik në NALT, për Ministrinë e Mbrojtjes, zonja Nicolien Wellen.

Me këtë rast, zëvendësministri Ramadani i njoftoi zyrtarët mbi nevojën e komunikimit me audiencën vendore dhe ndërkombëtare; me të njëjtat porosi mbi punën, progresin dhe synimin e Kosovës, drejt arritjes së qëllimit për anëtarësim në NATO.

EkoHigjiena

Koordinatori Ramadani, kërkoj angazhimin e ministrive, anëtar të Komitetit që të angazhohen në përplotësimin nga fushë veprimtaria e së cilës ministri, të draft kornizë së Komunikimit Strategjik të Ministrisë së Mbrojtjes, që kjo draft- Kornizë të jetë edhe Kornizë e Komunikimit Strategjik të Komitetit Nacional për Integrim dhe Anëtarësim të Kosovës në Aleancën Veri- Atlantike.

Gjithashtu edhe zonjat Donjeta Gashi dhe Nikcolien Wellen, si dhe audienca e pranishme me diskutime, shprehën nevojën për një koordinim të mirë të gjitha dikastereve të përfshira në përplotësimin dhe përfundimin e një Kornize të Komunikimit Strategjik që do unifikonte komunikimin me audiencën në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe marrëdhënieve me jashtë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.