Drita ka bërë goditjen më të madhe këtë afat kalimtar, duke transferuar sulmuesin brazilian, Gilberto Fortunato.
Fortunato ka nënshkruar kontratë një vjeçare me gjigantin kosovar, ish-kampionin e Kosovës në edicionin 2017/18.
Në videon promovuese, Fortunato ka deklaruar: Fc Drita, unë u riktheva, por kësaj here për t’u bërë kampion!
Kjo fjali tregon se këtë vit, Drita ka objektiv të qartë dhe Fortunato mund të jetë heroi i sukseseve.
Sulmuesi brazilian ishte pjesë e Dritës në edicionin 2016/17, teksa nuk qëndroi gjatë pasi që kishte një ofertë të majme nga Malejzia, saktësisht ekipi PKNP FC.
Fortunato kishte bërë karrierë edhe në Shqipëri tek skuadra kryeqytetase Tirana.