Brenda javës 24 aksidente, fatkeqësisht dy me fatalitetfotoilustrim

Brenda javës 24 aksidente, fatkeqësisht dy me fatalitet

Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (03 korrik – 09 korrik), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 24 aksidente të trafikut, 2 prej tyre me fatalitet, ndërsa janë shqiptuar 713 tiketa gjobitëse.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 24 aksidente trafiku, nga të cilat 13 me lëndime në njerëz, 9 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime si dhe dy aksidente fatale.

Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shqiptua 713 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, duke iu referuar të njëjtit raportit javor, në këtë rajon janë shënuar 36 incidente, ndërsa ka pasur 22 të arrestuar të atyre që kanë ra ndesh me ligjin.

KOMENTE