Kampionia e Kosovës, Drita, ka arritur të shkruaj historinë duke u kualifikuar në rundin e tretë eliminator të Ligës së Evropës. “Bardhekaltërit” në ndeshjen tjetër do të takohen me Legia Warsaw të Polonisë, gjersa tashmë kanë filluar përgatitjet, shkruan 2LONLINE.com.
Sot, gjatë ditës Drita është vendosur në Shqipëri, ku do të qëndrojnë deri më 23 shtator. Aty do të kryhen edhe procedurat administrative si testet për Covid 19, ndërsa nga aty do të nisen drejt Polonisë.
Ekipi eshte vendosur në një resort në Durrës, për të vazhduar me karantinim dhe përgaditje për ndeshjen në kuadër të Europa League.
Legia Warsaw – Drita do të zhvillohet me datën 24 shtator dhe në rast të fitores atëherë në rundin e tjetër do të luaj ndaj skuadrës azere, Qarabag./2LONLINE.com/.