Mësohet se ish-kampioni i Kosovës, Drita, po vazhdon merkaton e transferimeve. Së fundmi, ata kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut, Valmir Kutllovci.
Kutllovci deri më tani ka qenë pjesë e Fc Kek-ut, klub ky që tashmë ka rënë nga Superliga e Kosovës në futboll.
Kështu, Kutllovci bën një hap të madh në karrierën e tij, pasi që më parë ishte pjesë e klubeve si KEK-u dhe Fushë Kosova.
Drita vazhdon diskutimet edhe me futbollistë të tjerë, gjersa deri në fillim të kampionatit pritet të ketë edhe ardhje të reja, pasi disa nga futbollistët kryesorë janë larguar dhe pozita të rëndësishme të klubit kanë mbetur bosh.