Kf.Drita po mban nga dy senaca stërvitore në ditë, një në mëngjes dhe një pasdite në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për njërën ndër sfidat më të rëndësishme të stinorit, atë ndaj Feronikelit.
Me skuadrën janë rikthyer edhe dy të suspenduarit Liridon Leci dhe Erjon Vucaj, të cilët ishin duke punuar me ekipin U19 të Dritës.
Gjatë periudhës së pushimit të kampionatit, Drita pritet të zhvillojë edhe një ndeshje kontrolluese.