Ka përfunduar ndeshja e sotme në mes të Dritës dhe Drenicës, në kuadër të xhiros së 20-të në Superligë. Pas 90 minutash, Drita triumfoi me rezultatin 4:1.
Kastriot Rexha me dy gola dhe me nga një Betim Haxhimusa dhe Izair Emini ishin shënuesit për Dritën, ndërsa për Drenicën shënoi Alban Shillova.
Me fitore, Drita tashmë gjendet në pozitën e parë me një ndeshje më shumë se Ballkani, të cilët luajnë nesër ndaj Prishtinës në kryeqytet.
Kurse, Drenica mbetet në pozitën e tetë në tabelë, e cila rrezikon pjesën e poshtme të tabelës që dërgon drejt rënies nga liga.