Ish – mesfushori i Prishtinës, Donat Hasanaj edhe zyrtarisht është futbollist i FC Dritës. Hasanaj është prezantuar nga ‘bardhekaltërit’ përmes një video në faqen zyrtare të klubit.
Hasanaj që është pjesë e Kosovën U-21 dhe mund të luajë në disa pozita, si mesfusha dhe mbrojtje.
21 vjeçari vjen te ish-kampionët e vendit nga FC Prishtina, ndërkohë që për një edicion ishte i huazuar edhe te KEK-u.
Ai konsiderohet një nga talentët më të mirë në Kosovë dhe nëse i ipet mundësia karriera e tij mund të ngritet vazhdimisht.