DYLON

Nënshkruhet marrëveshja me Swisscontact për ta shëndërruar në zonë turistike Pendën e Livoçit

Nënshkruhet marrëveshja me Swisscontact për ta shëndërruar në zonë turistike Pendën e Livoçit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fisnik Reçica, përfaqësues i Swisscontact, për të promovuar, mbështetur dhe bashkfinancuar zhvillimin e zonës turistike rreth Pendës së Livoçit dhe njëkohësisht edhe krijimin e kushteve për të rritur fluksin e turistëve në këtë pjesë.

Kjo marrëveshje synon gjithashtu që krahas zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në Komunën e Gjilanit, të ndikoj edhe në zhvillimin e sektorit privat dhe rritjen e punësimit.

Faza e parë është studimi i fizibilitetit për çka është një angazhim i përbashkët me dinamikë të shtuar në mënyrë që më pas të vazhdohet edhe me fazat tjera për inkuadrimin dhe funksionalizimin e kësaj zone, në hapësirë të veçantë turistike.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.