Sot janë zhvilluar tri ndeshje të javë së 11-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadrat gjilanase që bëjnë gara në këtë elitë garash, Drita, ka shënuar fitore si mysafire, derisa Gjilani e zhvillon nesër (5.11.2020), takimin e kësaj jave, ku në terren të vet pret skuadrën e Llapit.
Në takimet e sotme u arritën këto rezultate.
Trepça’89 – Drita 0 – 1
Prishtina – Arbëria 1 – 0
Besa – Drenica 0 – 0
Nesër ()05.11.2020)
Gjilani – Llapi
Feronikeli – Ballkani
Kur jemi te takimi, Trepça’89 – Drita 0 – 1, golin e vetëm në këtë takim e shënoj Xhevdet Shabani në minutë ne 15 të takimit.
Me këtë fitore, Drita ka grumbulluar 22 pikë (nga 9 ndeshje) dhe mbanë pozitën e dytë.
Ndërsa, skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani me 17 pikë mbanë pozitë ne tretë dhe fitorja eventuale në takimin e nesërme ndaj Llapit, do ta përforcojë për këtë pozitë me 20 pikë.
Përndryshe, aktualisht në kreun e tabelës ndodhet Ballkani me 25 pikë nga 10 takime. /2LONLINE.com/