Në kuadër të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll, FC Drita ka shënuar fitore ndaj KF Dukagjinit, me rezultat 2:0, dhe barazimet e Ballkanit dje, si dhe e Llapit sot, bëjnë që skuadra gjilanase të rikthehet fuqishëm në garë për titull.
Përndryshe, kur jemi te ballafaqimi i sotëm, Drita ka shënuar fitore me rezultat 2:0, me golat e shënuar, në pjesëlojën e dytë nga Raddy Ovouka, në minutën e 55-të, të takimit dhe Samson Ebuka Obioha, që e dyfishoi epërsinë në minutën e 71-të.
Tani bardh e kaltërtit kanë vetëm dy pikë më pak se lideri i renditjes. Ballkani i pari ka 45 pikë, Llapi i dyti ka 44 pikë dhe Drita e treta me 43 pikë.
Përndryshe, dy takimet tjera përveç që janë përmbyllua pa fitues ato janë përmbyll edhe pa gola.
Llapi-Prishtina 0:0
Liria-Fushë Kosova 0:0
Në javën e 23-të, Drita luan si mysafire e Fushë Kosovës. Ndërkohë skuadra tjetre gjilanase, SC Gjilani ,që ka 22 pikë dhe ndodhet në pozitën e tetë, do të luaj ndeshjen e javës së 23-të, në terren të vet kundër Malishevës. /2LONLINE/