Fc Drita ka bërë përforcimin e parë për afatin kalimtar të janarit. Skuadra gjilanase e ka rikthyer në radhët e veta sulmuesin anësor, Astrit Fazliun.
Fazliu për një vit e gjysmë ishte pjesë e Feronikelit ku kishte fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.
Drita e ka prezantuar lojtarin me një video të publikuar në faqen zyrtare, duke shkruar ‘Mirëseuktheve kampion’.
Kujtojmë që Fazliu ishte shpallur edhe me Dritën kampion i Kosovës dy vite më parë.