DYLON

Feronikeli rikthen Prince Balde dhe Nicholas Andrews

Feronikeli rikthen Prince Balde dhe Nicholas Andrews
Avatar photo Elife Sherifi

Feronikeli ka rikthyer në radhët e veta dyshen e huazuar te KF Drenica. Lajmi tashmë është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit të Feronikelit që ka bërë të ditur rikthimin e Baldes dhe Andrews.

Bëhet fjalë për, Prince Balde dhe Nicholas Andrews.

Prince Balde shkëlqeu te KF Drenica në pozitën e qendërmbrojtësit, duke bërë që të kërkohet rikthimi i tij te FC Feronikeli.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, Nicholas Andrews, një qëndersulmues tejet i shpejtë, i aftë të depërtojë shumë mirë në situata një me një.

“Që të dy përforcojnë edhe më shumë klubin tanë dhe si klub jemi tejet të lumtur që i kemi rikthyer në skuadër.

I dëshirojmë mirëseardhje në FC Feronikeli!”, thuhet në kumtesën zyrtare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.