Sot luhen tri ndeshjet e javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Për futbolldashësit gjilanas vëmendja do të jetë te lojërat që i luajnë dy skuadrat gjilanase që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar.
Vëmendja do të jetë në Gjilan, ku Drita do të përballet me kampionin aktual, Ballkanin, derisa në Drenas udhëton skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani për t’u përballur me skuadrën Feronikeli 74.
Ndeshje tjetër për sot do të jetë ajo mes Prishtinës dhe Malishevës.
Aktualisht Drita ka pozitën e tretë në tabelë me 37 pikë, e Gjilani i teti me 20 pikë. /2LONLINE/