Drita duket se nuk ka ngelur fort e kënaqur me edicionin e kaluar, pasi nuk fitoi asgjë e mbylli vitin në pozitën e katërt.
Kjo ka shtyrë krerët e klubit të mobilizohen për vitin e ardhshëm dhe së shpejti pritet t’i zyrtarizojnë transferimet e reja.
Deri më tani tashmë dihet se dy futbollistët Hamdi Namanin dhe Ilir Blakqori i kanë thënë “Po” bardh e kaltërve gjilanas.
Jo vetëm kaq, pasi te Drita do të ketë ardhje të reja dhe zyrtarët e klubit janë në kontakte me futbollistë të shumtë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Merkatoja e Dritës pritet të jetë e bujshme, duke parë edhe nevojat e klubit dhe mungesat në disa reparte sidomos pas ikjes së Endrit Krasniqit dhe Kylian Nwmbaze.