“Alexandre Fressange është ardhja jonë e re. Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi siguruar shërbimet e sulmuesit, Alexandre Fressange”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të futbollit, FC Drita.
Drejtuesit e klubit gjilanas kanë bërë me dije se Fressange është 23 vjeçar vjen nga Parisi i Francës, ku ishte pjesë e ekipeve zingjirë të PSG-së dhe në vitin 2018 nënshkroi kontratë profesionale me PSG-në me ekipin e parë dhe së fundmi ishte pjesë e Paris FC.
“Alex ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ne, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër dhe do të jetë një forcë shtesë e ekipit tonë”, thuhetn ë njoftimin zyrtar të FC Drita. /2LONLINE/.