Iran Júnior është futbollisti më i ri i klubit, FC Drita, pasi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me këtë klub.
Ish-anëtari i KF Teutës dhe se fundmi i KF Ulpianës i është bashkuar Dritës dhe sot ishte pjesë e stërvitjeve me klubin bardh e kaltër.
“Edicionin që shkoi Junior ka zhvilluar 30 ndeshje në superligën e Kosovës dhe ka shënuar 5 gola. FC Drita i dëshiron suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. /2LONLINE/