Miqësorja mes skuadrave të futbollit, Dardanës dhe Dritës, e luajtur në Kamenicë përfundoi me fitore të mysafirëve, Dritës me rezultat 0:2.
Derisa pjesa e parë përfundoi pa gola, në pjesën e dytë për Dritën shënuan Fidan Gërbeshi dhe Erion Vuçaj.
Të dyja skuadrat provuan futbollistët e rinj, sidomos Drita që ka transferuar 8 lojtarë të tillë. Ndeshja zgjoi mjaftë interesim nga futbolldashësit e Anamoravës, ndonëse ishte me pagesë aty u panë dhjetëra shikues.