Drita ka arritur të triumfojë në ndeshjen derbi të javës së dhjetë ndaj Ballkanit me rezultat 2:0.
Ndeshja u karakterizua me tensione në fushë dhe lojë kryesisht dominuese nga vendasit, ndërsa futbollistët e Ballkanit nuk arrinin të krijonin ndonjë rast të sigurt për gol.
Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të të Izair Eminit dhe Gilberto Fortunados, transmeton 2LONLINE.COM.
Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim të pjesës së dytë, ndërsa po me këtë rezultat u mbyll ndeshja.
Tensionet në fushë bënë që të ndahen tre karton të kuq, një për futbollistin e Dritës, Liridon Lecin, një për Edmond Turkun e Ballkanit dhe një për trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishi.
Sa i përket atmosferës, “Intelektualët” mbushën stadiumin, gjersa disa nga ta vendosën ta shohin ndeshjen nga ‘tribuna’ e improvizuar, godina në ndërtim e sipër e Shkollës së Muzikës.
Me këtë fitore Drita kthehet në pozitën e parë me 21 pikë, po aq sa ka edhe SC Gjilani.