FC Drita ka huazuar ‘gardianin’ e portës te klubi i Vitisë. Portieri, Leutrim Rexhepi është larguar në formë huazimi tek skuadra e Ligës së Parë, KF Vitia për gjashtë muajt e ardhshëm, transmeton 2LONLINE.com.
Këtë e ka bërë të ditur klubi gjilanas, duke i uruar suksese Leos në aventurën e re.
Kujtojmë se me Leotrimin në portë, Drita u shpall kampion i Kosovës në edicionin 2017/18 në Superligë.
Ky është postimi:
“Leutrim Rexhepi huazohet te KF Vitia
Gardiani jonë Leutrim Rexhepi është larguar në form huazimi tek skuadra e ligës së parë KF Vitia për gjashtë muajt e ardhshëm.
Leo vitin e kaluar kishte pësuar një lendim në gju dhe ju desh ti nënshtrohet operimit, i cili e mbajti jashtë fushe për tetë muaj.
Pas riaftesimit të plotë, Leo ka filluar nga dita e parë fazën përgaditore me ekipin tonë dhe do të jetë i gatshëm që ta ndihmojë ekipin nga Vitia në synimet e saj për këtë stinor.
Paq fat Leo!
FC DRITA”