FC Drita ia ka dal ta sigurojë rezultatin e duhur në ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës nga Letonia, FK Auda, që u zhvillua në stadiumin Fadil Vokrri, në Prishtinë dhe të kualifikohet tutje në play off, në Konferencë Ligë.
Në fakt, Dritës iu nevojiten 90 minutat e rregullta të takimit, për ta zhbërë rezultatin e disfavorshëm nga ndeshja e parë (0-1), pasi Besnik Krasniqi, shënoi në minutën e 75 të takimit nga penalltia, për 1 me 0, që doli të jetë edhe rezultati final i kohës së rregullte të takimit, kështu që u nevojit koha shtesë, vazhdimet dy herë nga 15 minuta, për ta përcaktuar skuadrën e cila do të vazhdonte tutje.
Dhe, në këto vazhdime skuadra gjilanase ishte më e mirë pasi arriti që të shënojë edhe dy herë e kundërshtari një herë.
Për Dritën shënuan Rron Broja (102’) dhe Albert Dabiqaj (115’) derisa për mysafirët, Mor Talla (91’).
Rezultatin final i takimit kthyes 3:1 (0:1 – ndeshja e parë), rezultati i përngjitshëm 3:2.
Me këtë fitore, FC Drita vazhdon garat tutje në play-off të Ligës së Konferencës dhe tashmë dihet kundërshtari i radhës, që është Legia Varshava e cila sot u ballafaqua me skuadrën Brondby dhe nga rezultati i përgjithshëm, nga të dyja takimet (1:1 & 3:2), u kualifikua tutje. /2LONLINE/
.