Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para në kuadër të javës së 2-të në Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra gjilanase FC Drita është kthyer nga Prizreni vetëm me një pikë, pasi ka barazuar me Lirinë, pa gola 0:0.
Ndonëse ndeshja u dominua nga gjilanasit, madje edhe shënuan tre gola, asnjëri prej tyre nuk ishte i vlefshëm për shkak të pozitës jashtëloje, për të bërë që epilogu i takimit të jetë pa gola.
Ndërsa, në ndeshjen tjetër Malisheva ka fituar ndaj Fushë Kosovës me rezultat 6:1.
Përndryshe, të dielën do të kemi dy ballafaqimet tjera: Ballkani-Feronikeli ’74 dhe Llapi-Dukagjini, derisa të hënën luhet ndeshja Gjilani – Prishtina. /2LONLINE/