DYLON

Drita mysafire e Lirisë

Drita mysafire e Lirisë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të javës së 2-të të Superligës së Kosovës në futboll, sot zhvillohen dy ndeshjet e para, në mesin e qifteve që do të ballafaqohen është edhe ajo e skuadrës gjilanase, FC Drita.

Skuadra gjilanase, Drita, pas fitores ndaj Llapit, në javën e parë, në këtë xhiro udhëton në Prizren për të kërkuar trepikëshin tjetër ndaj Lirisë.

EkoHigjiena

Ditë më parë, klubi i futbollit FC Drita kshte mbajtur konferencë për media, ku trajneri Akis Vavalis dhe futbollisti Albin Prapashtica folën për ndeshjen që pritet të luajnë ndaj KF Lirisë, e cila u vlerësua e vështirë, por se, siç u tha në ktë konferencë, nga trajneri Vavalis dhe lojtari Prapashtica, në Prizren do të shkojnë për fitore.

Përndryshe, sot luhet edhe ndeshja tjetër Malisheva-Fushë Kosova, derisa nesër do të kemi dy ballafaqimet tjera: Ballkani-Feronikeli ’74 dhe Llapi-Dukagjini, 

Ndërsa, skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani, të hënën do ta pret Prishtinën, duke bërë që edhe për këtë skuadër të nis ky edicion i garave pasi ndeshja e javës së parë, ku pritej takimi me Fushë Kosovën, ishte shtyrë me kërkesë të skuadrës gjilanase. Tani është rasti i mirë që Gjilani t’i kthehet normalitetit dhe ta nis mbarë këtë kampionat.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.