Kampioni në fuqi Drita ka shënuar fitore në derbin e kësaj xhiroje ndaj rivalit lokal Gjilani. Me rezultat 3:1 bardhë e kaltërit triumfuan në derbit më të zjarrtë të qytetit, duke mposhtur rivalin e përbetuar.
Ndeshja u karakterizua me tensione në fushë sa nga njëra anë sa nga tjetra, ndëshkime e ndërhyrje të palejuara gjë që ia prishi paksa jeshin derbit.
Por, gjithmonë lojtarët e krijonin problemin dhe më pas tërhiqeshin duke vazhduar lojën me dinakëri. Goli i Dritës erdhi herët në minutën e 8’ për cka krijoi një siguri te të kaltrit, ndërsa të kuqtë e Gjilanit përpiqeshin por aksionet përfundonin shpejt pa ndonjë kërcënim serioz.
E pjesa e dytë ishte më dinamike dhe të dyja palët kishin synimet e qarta, Gjilani të rikthente rezultatin dhe Drita ta dyfishonte atë dhe ta kthente qetësin tek tifozët dhe lojtarët.
Fiton Hajdari në minutën e 69’ shënon për ta barazuar rezultatin. Pas golit të barazimit, Drita sikur merr fuqin e një kampioni të vërtetë duke e marrë lojën në dorë dhe konkretizuar rastet. U deshën vetëm dy minuta që shifrat të ndryshonin sërish, kësaj radhe me anë të Kyrian Nëabueze në minutën 71’.
Për ta vulosur fitoren e vendasve dhe për rezultatin përfundimtar u kujdes Erion Vucaj në minutat shtesë të takimit për 3:1.
Si rëndom, edhe ky derbi kishte mbledhur mijëra tifozë nga të dyja taboret, gjersa atmosfera dhe koreografia nuk u ndal gjatë gjithë ndeshjes.
Forcat e rendit dhe pjesëtar të Policisë së Kosovës ishin në detyrë e që fatmirësisht parandaluar cdo incident të mundshëm.
Me këtë fitore Drita ngritet në kuotën e 26 pikëve, por mbetet Gjilanit në renditjen tabelare.