DYLON

Trajneri i Dritës: Gëzohem për lojtarët, e merituan fitoren

Trajneri i Dritës: Gëzohem për lojtarët, e merituan fitoren
Avatar photo Elife Sherifi

Kryetrajneri i Dritës Ardian Nuhiu, i cili mori postin e të parit të Dritës pak ditë para derbit, debutoi me fitore ndaj Gjilanit me rezultat 3:1.

Tekniku shkupjan është shprehur i lumtur me  ndeshjen e tij të parë, gjersa ka theksuar se fitorja është rezultat i punës së përbashkët me ish-trajnerin e Dritës, Duron.

Jam shumë i lumtur për këtë fitore. Por, më tepër jam i lumtur për futbollistët, pasi që ata e kanë merituar një fitore të tillë. Është një punë e përbashkët me Profesor Duron dhe jo vetëm e imja. Dua ti falenderoj drejtuesit e klubit për besimin. Kemi bërë një ndeshje të mirë, me ç’rast krijuam shumë dhe me meritë e fituam ndeshjen”, deklaroi pas ndeshjes Nuhiu.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.