Të enjten me 17 shtator, skuadra e Dritës do të ndeshet me Sileksin në kuadër të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Evropës, kurse sot e gjithe skuadra “bardhekaltër” ka rezultuar negative në testimet për Covid 19.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në ora 20:00 dhe do të luhet me dyer të mbyllura pa praninë e publikut për shkak të pandemisë me Covid 19.
Drita është skuadra e vetme nga Kosova që ka mbetur në garat evropiane.
Më parë nga Liga e Evropës është eliminuar Gjilani. Ndërsa, Prishtina nuk e kishte fatin të paraqitet shkaku i problemeve me Covid-19.