DYLON

Akreditohen programet e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan

Akreditohen programet e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Republikës së Kosovës, ka akredituar Fakultetin Juridik i Përgjithshëm për periudhën pesë vjeçare, tetor 2020 – 30 shtator 2025, dhe Fakultetin Ekonomik programi Menaxhment dhe Ndërmarrësi me dy profile: profili i parë – Menaxhim dhe Ndërmarrësi; profili i dytë – Menaxhim i Marketingut dhe Shitjes, për një periudhe trevjeçare, 1 tetor 2020 – 30 shtator 2023, duke aprovuar kështu vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtarë për procesin e akreditimit.

Grupi i ekspertëve i përbërë nga Prof. Dr. Tornike Khoshtaria, Prof. Dr. Goce Naumkovski, Ms. Marija Vasilevska (Student Expert), më 29 qershor 2020, ka zhvilluar takime online, për shkak të pandemisë me COVID-19, me grupe të organizuara nga Universiteti “Kadri Zeka” për këtë proces. Pjesë e këtyre takimeve, përveç menaxhmentit të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridik, bartësit e programeve, përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë, stafit akademik, stafit të administratës dhe studentëve, të pranishëm ishin edhe të diplomuarit, grupi i biznesit respektivisht punëdhënësit e të diplomuarve etj.

Po ashtu për shkak të pandemisë dhe pamundësisë për të ardhur fizikisht ekspertët ndërkombëtarë në Kosovë, KSHC-ja vendosi që programeve ekzistuese, të cilave u skadon akreditimi gjatë këtij viti dhe nuk kanë qenë pjesë e procesit të vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë, t’ju vazhdohet akreditimi edhe për një vit.

EkoHigjiena

KSHC-ja vendosi që aplikacionet për programet e reja të vlerësohen në periudhën e ardhëshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.