(2LONLINE) – Skuadra e Dritës ka shënuar fitore në përballje me Ferizajn, të mërkurën, në Gjilan, në kuadër të javës së 26-të në Raiffeisen Superligë, me rezultat 2:0. Golat për gjilanasit i shënuan Florim Berbatovci, në minutën e 65-të dhe Shqipërim Kelmendi, në minutën e dytë shtesë.
Në pjesën e parë Berbatovci pati dy raste të qindpërqindta, por nuk arriti t’i finalizoi. Me këtë fitore skuadra e Bekim Isufit stabilizohet në renditje me 37 pikë.