Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e javës së 19-të, të BKT Superligës së Kosovës në futboll, me të cilën edhe ka nisur stinori pranveror, e ky dy skuadrat gjilanase që marrin pjesë në këtë elitë të garave, FC Drita e SC Gjilani janë ballafaquar me Feronikelin përkatësisht Drenicën.
FC Drita ka shënuar fitore të thellë 7 me 0 dhe me këtë ka arkëtuar tri pikë të reja, derisa Gjilani ka barazuar, pasi ndeshja ka përfunduar 1 me 1.
Drita e ka nisur furishëm stinorin pranveror duke e mundur Feronikelin me rezultat të thellë 7 me 0, ku 3 gola i shënoi Namani (4’, 29’ e 45’), kurse nga një gol, Simonovski (54’), Muja (74’), Kryeziu (81’) dhe Tahiri (87’).
Ndërsa kur jemi te ndeshja, Drenica – Gjilani, kjo përballje u përmbyll me barazim, ku për vendësit shënoi Kreshnik Uka, në minutën e 25-të, nga penalltia e gjilanasit e SC Gjilanit barazuan në minutën e 72-të, me golin e Shend Kelmendit.
Përndryshe, Drita me fitoren e sotëm, merr kreun e tabelës me 37 pikë nga 19 lojë, derisa Gjilanit me barazim humb kreun e tabelës dhe me 36 pikë nga 19 ndeshje zhvendoset në pozitën e tretë, aqë pikë ka edhe pozita e dytë. /2LONLINE/