DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi

Kryeministri Kurti priti në takim ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim ish-Presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq dhe ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Kryeministri Kurti i falënderoi dy ish-presidentët për vizitën dhe për angazhimin e përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

EkoHigjiena

Duke folur për qeverisjen rreth njëvjeçare, Kryeministri Kurti tha se prijmë në rajon për menaxhimin e mirë të pandemisë, me vaksinimin e tashmë dy të tretës së popullatës së rritur.  Ai i njoftoi edhe për rezultatet e shënuara në ekonomi: rritjen ekonomike prej 9.9 për qind, rritjen e të hyrave doganore për mbi një të tretën, krahasuar me vitin paraprak. Ndërsa eksportet janë rritur me 66 për qind, të hyrat buxhetore janë rritur për 30 për qind, e investimet e huaja për 53 për qind, tha Kryeministri Kurti.

Dy ish-presidentët e përgëzuan Kryeministrin Kurti për detyrën dhe sukseset në qeverisjen e deritanishme. Ata shprehën besimin që ai do ta vazhdojë ta kryej me përgjegjësi e kompetencë detyrën që ia kanë dhënë qytetarët.

Ish-presidenti Topi theksoi nevojën për më shumë bashkëpunim rajonal dhe koordinim më të mirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, sidomos me institucionet e Bashkimit Evropian, përfshirë këtu çështjen e liberalizimit të vizave.

Ish-presidenti kroat, Mesiq, tha se duhet angazhim i shtuar në rrafshin ndërkombëtar, sepse siç tha ai, Serbia po vazhdon fushatat lobuese për çnjohjen e Kosovës.

Lidhur me dialogun me Serbinë, Kryeministri Kurti tha se është proces që duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.