Janë mbyllur tri ndeshjet e para të javës së 22-të të Ipko Superligës ës Kosovës në futboll. Drita ka shënuar fitore si nikoq duke mundur Prishtinën me rezultat 2 me 1, ndërsa Gjilani në udhëtim ka pësuar humbje ndaj Llapit, me rezultatin 2 me 1. Ndeshja e tretë, e luajtur ditë më parë, mes skuadrave, Ferizaj dhe Trepça’89, ka përfunduar me fitoren e vendësve 4 me 0.
Kur jemi te skuadrat gjilanase, Drita ka mposhtur Prishtinën me rezultat 2 me 1, në këtë derbi të luajtur në stadiumin e qyteti të Gjilanit.
Për skuadrën e Dritës kanë shënuar Kastriot Rexha dhe Astrit Fazliu derisa për Prishtinën realizator ishte Otto John.
Me këtë fitore, po ashtu ndaj një pretendenti për titull, Drita rikthehet sërish në garën për titull, duke grumbulluar 43 pikë, një më pak se lideri Ballkani, por i cili ka edhe një lojë më pak.
E, kur jemi te skuadra tjetër gjilanase, Gjilani ka pësuar humbje në udhëtim nga Llapi.
Llapjanët shënuan të parët dy herë përmes Arbnor Ramadanit dhe Erlis Ymerit. Ndërsa, për gjilanasit rezultatin e ngushtoi me golin e tij Darko Nikaç, por kjo ishte e tera që arritën gjilanasit në ketë ballafaqim.
Gjilani mbetet në kuotën e 41 pikëve, në pozitën e tretë të tabelës së klasifikimit.
Përndryshe, në kuadër të javës së 22-të të Ipko Superligës, të hënën luhen edhe tri ndeshjet tjera:
Flamurtari – Ballkani
Dukagjini – Drenica
Feronikeli – Vushtrria