Futbollistët e Dritës edhe pse nuk po takohen në stërvitjet e tyre, tani e një muaj stafi këtij klubi vazhdimisht janë së bashku duke analizuar se si të veprohet në këtë kohë të pandemisë COVID -19.
Shumë klube të Kosovës ende nuk i kanë paguar futbollistët e tyre ose i kanë paguar me përqindje të zbritjes nga paga, ndërsa në mesin e “bardhekaltërve” të Dritës është një pasqyrë krejtësisht tjetër.
“Sa i përket pagave ne ende nuk kemi ndonjë problem, futbollistët tanë të ardhurat e tyre i kanë marr me 31 mars dhe ne jemi duke bërë një sakrificë të madhe në këtë kohë të pandemisë, por ne kemi llogaritur se këta futbollist mbajnë familjet e tyre nga këto të ardhura dhe ja kemi dal që kësaj radhe mos të ju mungoj asgjë, ka bërë të ditur zv.drejtori i përgjithshëm e drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.
Zymberi tregon se si futbollistët e Dritës janë duke punuar në këto kushte pandemike.
“Futbollistët janë duke punuar sipas plan-programit që stafi teknik ju ka dhënë, mendojmë se të gjithë futbollistët janë profesionistë dhe të përgjegjshëm për punën të cilën e bëjnë”.
Zymberi ka theksuar, se në taborrin e Dritës janë për tu zhvilluar kampionati në ato momente që të qetësohet gjendja.
“Mendojmë se më mirë është të zhvillohet kampionati sepse për të gjitha skuadrat është më korrekte, dhe çdo duel të fitohet në fushë e jo në tavolinë, por ne si skuadër megjithatë ne do t`i respektojmë vendimet që vijnë nga UEFA”.