Skuadra ‘bardhekaltër’ e Dritës ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Drenicës (0:3) dhe është shumë pranë të marrë epitetin “kampion vjeshte”.
Kampioni i Kosovës ka dominuar ndeshjen me tre golat e shënuar nga Almir Ajzeraj 45’, Fidan Gërbeshi 48’ dhe Betim Haxhimusa 89’, shkruan 2LONLINE.com.
Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu foli për triumfin ndaj Drenicës.
“Meqenëse orari është shumë i ngjeshur, në këtë takim kemi luajtur një lojë të mira, teksa kemi bllokuar edhe kundërshtarin në pikët më të forta. I përgëzoj futbollistët për ndeshjen e mirë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, tha Nuhiu.
Drita tashmë ngritet në kuotën e 39 pikëve, derisa do të përballen me Arbërinë dhe Prishtinën në dy xhirot e fundit të vjeshtës.