Skuadra gjilanase FC Drita e ka nisur mbarë kampionatin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, pasi që në javën e parë, ka shënuar fitore si vendës, duke e mundur skuadrën e Llapit dhe arkëtuar trepikëshin e parë në këtë kampionat.
Futbollistët e Dritës, nën udhëheqjen e trajneri Akis Vavalis ishin të fortë për kundërshtarin dhe regjistruan fitore prej 2 me 0, me golat që u shënuan në pjesëlojën e dytë, përmes lojtarëve: Blerim Krasniqi (60’) dhe Albin Prapashtica (75’).
Ky fillim i këtij edicioni me fitore, është tregues i qartë se, ajo që e konfirmoi ditë më parë edhe trajneri i skuadrës bardh e kaltër, Akis Vavalis, Drita është një skuadër e madhe dhe synimet e saja janë të kuptueshme, titulli i kampionit.
Përndryshe, sot u zhvillua edhe ndeshja Liria – Ballkani 0:1, ndërsa dje u zhvilluan dy ndeshjet tjera: Dukagjini – Malisheva 0:1 dhe Prishtina – Feronikeli 74′ 3:1.
Ndeshja tjetër Fushë Kosova – Gjilani është shtyrë me kërkesën e klubit gjilanas. /2LONLINE/