DYLON

Policia vazhdon të “godasë”

Policia vazhdon të “godasë”
Avatar photo Redaksia

Policia vazhdon realizimin e Urdhrit Operativ ‘”Goditja”

Policia e Kosovës, ka hartuar dhe është në zbatim të një urdhër operativ, i cili po zbatohet në tërë vendin dhe ka për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

EkoHigjiena

Gjatë pesë ditëve (8 deri 12 gusht 2023) të realizimit të detyrave që rrjedhin nga ky urdhër, policia ka shtuar aktivitetet e saja në drejtim të goditjes së personave e grupeve që me veprimet e tyre, mund të bien ndesh me ligjet e vendit.

Gjatë kësaj kohe, me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të qetë, në zonat urbane është bërë shtimi i patrullave policore të njësiteve të ndryshme dhe janë shënuar aktivitetet si në vijim:

• Janë realizuar 2154 Pika Kontrolli për Automjete, 730 prej tyre me radarë dhe alool-test,

• Janë kontrolluar 12038 vetura,

• Janë kontrolluar 229 lokale,

• Janë arrestuar 72 persona, prej tyre 24 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe

• Janë konfiskuar 34 armë.

Policia do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale dhe aktivitet tjera antiligjore të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë.

Policia e vetëdijshme se rezultatet nuk do të ishin në nivelet e dëshiruara pa bashkëpunimin me qytetarët, i fton të gjithë ata që posedojnë, ose janë prezent në situata ku mund të ketë shkelje ligjore, dukuri tjera tëndaluara, ku shfaqen situata ku mund të rrezikohet jeta e qytetarëve, ta lajmërojnë policinë, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.