Tri ndeshjet e javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll kanë përfunduar dhe epilogu i tyre ishte ky: Drita e Llapi shënuan fitore, Ballkani barazoi.
Skuadra gjilanase, FC Drita ka shënuar fitore të vlefshme edhe atë me përmbysje rezultati. Nga 0-1 në 3 me 1. Të gjitha golat u shënuan në pjesë lojën e dytë.
Ishin mysafirët të parët që realizuan për epërsi, përmes Hasan Hysenin (48’). Por, skuadra e Dritës, shënoi më pas tri herë për arkëtimin e tri pikëve të reja.
Golashënues për bardh e kaltërtit ishin: Almir Ajzerajt (60’), Hamdi Namanit (75’), dhe Ardit Tahiri (90+’).
Drita pas kësaj fitore, ka 55 pikë aq sa ka edhe Gjilani (me një ndeshje më pak), e nëntë me pak se lideri i tabelës, Ballkani.
Përndryshe në dy takimet tjera të kësaj xhiroje të luajtura sot u arritën këto rezultate:
Feronikeli – Llapi 0 – 2 dhe Ulpiana – Ballkani 1 – 1.
Nesër (e diel) zhvillohen dy takimet tjera: Dukagjini – Gjilani dhe Prishtina – Drenica. /2LONLINE/