DYLON

Brenda 24 ore janë shqiptuar 1 mijë e 675 gjoba trafiku

Brenda 24 ore janë shqiptuar 1 mijë e 675 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur, 11 aksidente me të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton 2LONLINE.com.

Sipas policisë, janë gjithsej 1 mijë e 675 tiketa trafiku të shqiptuara për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 26 persona, 10 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, 3 në ndalim policor  dhe 8 të tjerë në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/