Në Stadiumin e Qytetit në Gjilan po zhvillohen ndeshja në mes Dritës dhe Ferizajit në kuadër të xhiros së 22 të Ipko Supërligës në futboll.
Pjesa e parë u karakterizua me presione të vazhdueshme në kërkim të golit, sidomos Drita si vendase. Goli i vetëm në pjesën e parë dhe i epërsisë për Dritën erdhi në minutën e 14-të nga Kyrian Nëabueze.
Gjatë tërë lojës vendasit e kërkonin golin e dytë të qetësisë , ndërsa nuk munguan as tensioned në fushë. Një përplasje ndodhi ndërmjet Haxhi Nezirajt të Dritës dhe Veton Shabani të Ferizajit.
Për këtë rast, gjyqtari kryesor Fatmir Tahiri i ndëshkon dy futbollistët me karton të verdhë.
Përgjatë ndeshjes u vërejt dominim i Dritës, por mbetet të shihet në pjesën e dytë.