DYLON

Klubi ngrit në qiell Rashicën, e krahason me raketat amerikane

Klubi ngrit në qiell Rashicën, e krahason me raketat amerikane
Avatar photo Elife Sherifi

Talenti i Kosovës, Milot Rashica po shkëlqen në Bundesligën gjermane dhe formën e tij të mirë e dëshmoi edhe mbrëmë.

Rashica ka shkëlqyer mbrëmë me dy gola në fitoren 4-2 të Werder Bremen ndaj Schalkes. Reagimet nga fansat e shumtë dhe futbolldashësit në Gjermani ishin tejet pozitive, duke e vlerësuar lartë yllin në ngritje të Kosovës.

Klubi i tij ka bërë një postim interesant, duke e krahasuar atë me raketa. Werder madje e ka bërë tag kompaninë amerikane të raketave, SpaceX, duke i thënë: “Hej SpaceX, mendojmë se e kemi gjetur raketën tuaj të radhës”,

EkoHigjiena

Kujtojmë se SpaceX është një kompani amerikane që prodhon raketa dhe anije kozmike të avancuara. Duket se raketa e re e Werderit  quhet ‘Milot’ dhe do të funksionoj gjatë dhe ngritet lart në futbollin evropian.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.