Derbi lokal numër 33 kampional pasluftës ndërmjet Dritës dhe Gjilanit përfundoi pa fitues, pasi derbi gjilanas u mbyll 0:0 këtë të dielë.
Ndeshja që u zhvillua në kuadër të javës së gjashtë në Superligë ishte e zjarrtë në fushën e blertë edhe pse pa shikues në tribina. Megjithëse, loja u karakterizua nga një dominim i Dritës, SC Gjilani rrezikonte me kundërsulmet e herë pas hershme.
Tashmë klasifikimi udhëhiqet nga Ballkani me 16 pikë, ndërkohë pasohet nga Drita që ka 10 dhe Gjilani që ka tubuar nëntë pikë.
Prishtina ndodhet në pozitën e katërt me tetë pikë, aq sa kanë edhe Arbëria dhe Drenica në mesin e tabelës.