Java e tetë e Superligës do të vazhdojë me dy ndeshje edhe sot, pas tri ndeshjeve të zhvilluar të mërkurën.
Drita po luan ndaj Vushtrrisë në shtëpi dhe pjesa e parë e takimit u mbyll me epërsi të dyfisht te vendasve, te cilet shenuan me anë të golave të Bujar Shabanit dhe Lucas Cordosos.
Në anën tjetër, në ndeshjen Flamurtari – Gjilani poashtu ka një fitues të paktën në 45 minutat e parë të takimit.
Gjilani është në epërsi prej dy golash, pasi Gerhard Progni realizoi dy herë në portën kundërshtare.
Këto rezultate i ngrisin klubet gjilanase në krye të tabelës, ndërsa Drita do të merrte automatikisht pozitën e parë.