Kampioni i Kosovës do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, kjo pasi do të përballet me Legia Warsaw në Poloni.
Drita ka qëndruar për një javë në Shqipëri e karantinuar, ndërsa ka kryer edhe përgatitjet për këtë ndeshje, që në rast fitore kalon në Play Off, shkruan 2LONLINE.com
Gjilanasit në Shqipëri kanë kryer edhe testet për Covid-19, ndërsa kanë rezultuar negative e gjithë skuadra. Po ashtu, sot gjatë ditës nga Shqipëria sot kanë udhëtuan drejt Polonisë, gjersa tashmë janë vendosur në Warsaw.
Drita pritet të zhvillojë edhe një stërvitje sonte, gjersa takimi i Liges se Evropes zhvillohet nesër mbrëma, e enjte nga ora 20:30./2LONLINE.com/.