Kampioni në fuqi, Drita do t’i rikthehet nesër (e enjte) garave evropiane në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Skuadra do të përballet me Sileksin me fillim nga ora 20:00 në kuadër të rundit të dytë eliminator të Ligës së Evropës.
Ndeshja do të zhvillohet në arenën kombëtare “Todor Proeski” në Shkup.
Një ditë para ndeshjes, drejtori sportiv të Dritës, Valon Zymberi ka deklaruar se atmosfera që po mbretëron te kampi i klubit gjilanas para ndeshjes është mjaft e mirë.
“Atmosfera është jashtëzakonisht e mirë. Ne tashmë kemi arritur në Shkup. Jemi vendosur në ‘Park Hotel’. Gjithçka është në rregull”, ka thënë Valon Zymberi.
Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Legian e Varshavës në Poloni.
Televizioni publik, RTK, do të bëjë transmetimin direkt të ndeshjes, ndërsa prej 18:30 pritet të ketë emision special.