DYLON

Nënshkruajnë premtimin/betimin për respektimin e rregullave të trafikut për ta përçuar mesazhin tek opinioni

Nënshkruajnë premtimin/betimin për respektimin e rregullave të trafikut për ta përçuar mesazhin tek opinioni
Avatar photo Redaksia

Sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, në shenjë të shënimit të javës së Sigurisë Rrugore e cila manifestohet në mbarë Evropën, Ministri i Punëve të Brendshme z.Agim Veliu, Ministri i Infrastrukturës z.Arban Abrashi dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z.Rashit Qalaj, nënshkruan premtimin/betimin për respektimin e rregullave të trafikut me qëllim për ta përçuar mesazhin tek opinioni.

Duke pasur parasysh që java e sigurisë rrugore fillon nga data 16 deri 22.09.2020, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Infrastrukturës, në këtë rast Departamenti i Këshillit Koordinues për Siguri në Trafikun Rrugor dhe Policia e Kosovës, janë zotuar karshi mekanizmave ndërkombëtar, që do t’i inkurajojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për plotësimin e këtij premtimi/betimi, për të arritur një siguri më të madhe në trafik e cila do të ndikojë në uljen e aksidenteve në trafik.

EkoHigjiena

Institucionet e Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore që kanë për qëllim sigurinë rrugore dhe njëkohësisht iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve e në veçanti pjesëmarrësve në trafik, që të jenë pjesë e nënshkrimit të këtij premtimi/betimi si dhe të respektojnë dhe njëherit zbatojnë rregullat e trafikut.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.