Sport Club Gjilani bënë me dije se ka arritur marrëveshje me futbollistin Drin Ymeri. Palët janë dakorduar që të validojnë nënshkrimet deri në verën e vitit 2027.
Ymeri vjen nga radhët e klubit Vjosa nga Shtimja, duke qenë njëri ndër golashënuesit më të mirë të divisionit B në Ligën e Parë me gjithsej 21 gola të realizuara dhe pesë asistime.
25 vjeçari do të përforcojë repartin sulmues të skuadrës së Ardian Nuhiut, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Drejtori sportiv Ertan Demiri e ka mirëpritur Ymerin, duke i uruar fillimisht mirëseardhje dhe më pas shumë suksese në zgjedhjen që ka bërë për karrierën e tij. /2LONLINE/