DYLON

Arbenita Sopi Haziri: Bashkatdhetarët do t’i marrin shërbimet në kohë, pa pritje e radhë të gjata në sportele

Arbenita Sopi Haziri: Bashkatdhetarët do t’i marrin shërbimet në kohë, pa pritje e radhë të gjata në sportele
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Arbenita Sopi Haziri ka thënë se do të punojnë që bashkatdhetarët që do të vijnë për pushime në vendlindjen e tyre, t’i marrin shërbimet në kohë, pa pritje e radhë të gjata në sportele.

“Administrata në Gjilan ka zgjatur orarin e punës në Shërbimin e Gjendjes Civile dhe Qendrën për Shërbim me Qytetarë. Punojmë edhe të shtunave gjatë muajve korrik dhe gusht, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, nga data 6, e shtuna e parë e korrikut deri më 31 gusht, të shtunën e fundit të gushtit”, ka thënë drejtoresha Arbenita Sopi Haziri.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.