(2LONLINE) – Drilon Milazimi ka marr besimin për të qenë në krye të Këshillit të Nxënësve të Gjilanit (KNGJ). Në takimin e sotshëm ku morën pjesë 22 nxënës të deleguar nga të gjitha shkollat e mesme të Gjilanit, fillimisht ishin tri kandidatura që synonin këtë pozitë, Drilon Milazimi, Bled Syla, dhe Ejmen Osmani. Në rundin e parë Drilon Milazimi i mori e 10 vota, Bled Syla 10, dhe Ejmen Osmani 2, derisa në rundin e dytë ku garuan dy më të votuarit e rundit të parë, Milazimi fitoi me 12:10.
Me këtë rast, ai i ka falënderuar të gjithë strukturat e Shkollave të Mesme të Gjilanit, për dhënien e besimit për të më vendosur atë në krye të KNGJ-së.
“Shprehi përkushtimin tim se nga ky moment do të mundohem të jem zëri i gjithë nxënësve që mendimet e drejta dhe korrekte të vendosen në ballë të shkollave dhe dukuritë negative t’i evidentojmë dhe t’i neutralizojmë të gjithë së bashku”, ka thënë Drilon Milazimi, tani kryetar i KNGJ-së. /2lonline/